Stoltenberg ngre alarmin: Faktorë të huaj po punojnë për të minuar progresin në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka folur sot për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se kohëve të fundit disa faktorë të jashtëm janë duke vepruar me qëllim të rrezikimit të progresit që është arritur në rajon, sidomos në Bosnje e Kosovë, shkruan N1. Këto deklarata Stoltenberg i ka bërë në një konferencë […]

Këto deklarata Stoltenberg i ka bërë në një konferencë për media pas takimit me shefin e diplomacisë lituaneze, duke shtuar se shtetet anëtare janë pajtuar për rëndësinë e pranisë në Ballkanin Perëndimor.

“Në sesionin final, neve na u bashkuan edhe partnerët nga Finlanda, Suedia, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell. Kemi diskutuar për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Stolenberg.

Ai ka thënë se kohëve të fundit janë rritur tensionet, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Me shumë retorikë agresive, reforma të stopuara, dhe me faktor të jashtëm që po punojnë në rrezikimin e progresit”, ka potencuar Stoltenberg.

Ai tha se NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon dhe se vendet anëtare “ranë dakord për rëndësinë” për praninë e Aleancës.

“Përfshi edhe misionin tonë të KFOR-it në Kosovë. Dhe zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd”, ka shtuar tutje Stoltenberg, duke theksuar se bashkëpunimi i NATO-s me Bashkimin Evropian mbetet “thelbësor”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?