Socialdemokrat Kukaj: Qe dëshmia tjetër se Qeveria kërkon më shumë kontroll në shoqëri

Socialdemokrat Kukaj: Qe dëshmia tjetër se Qeveria kërkon më shumë kontroll në shoqëri

Dren Kukaj nga PSD-ja ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’i përfshijë profesorët universitarë dhe mjekët si kategori në listën e atyre që duhet të prezantojnë pasurinë. Kushdo që nuk prezanton në afat pasurinë e tyre në Agjencinë Anti-Korrupsion do të mund të përballet madje me dënim me burg. E gjithë kjo […]

Kushdo që nuk prezanton në afat pasurinë e tyre në Agjencinë Anti-Korrupsion do të mund të përballet madje me dënim me burg.

E gjithë kjo vjen në kohën kur sindikalistët e arsimit dhe ata të shëndetësisë kanë shprehur kërkesat e tyre para Qeverisë Kurti I.

E Kukaj shprehet se kjo është përgjigja e Kurtit para kërkesave të tyre, duke thënë se me një gjë të tillë po e dëshmojnë se duan më shumë kontroll në shoqëri.

“Pse do duhej neve si shoqëri të na interesonte pasuria e mjekëve e profesorëve kur dihet se nuk kanë asnjë relevancë domethënëse vendimmarrëse? Kjo qartazi i duhet dikujt që ka nevojë për më shumë kontroll” – ka shkruar z. Kukaj, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Qeveria nuk po ndalet nga veprimet për më shumë kontroll shoqëror. Kësaj radhe, kërkësave sindikale për paga më të dinjitetshme për sfafin mjekësor (në ikje) i’u përgjigj duke propozuar që ata të paraqesin pasurinë e tyre. Atyre i’u shtuan edhe profesorët universitarë.

Pse do duhej neve si shoqëri të na interesonte pasuria e mjekëve e profesorëve kur dihet se nuk kanë asnjë relevancë domethënëse vendimmarrëse? Kjo qartazi i duhet dikujt që ka nevojë për më shumë kontroll. Ky vendim sikurse edhe shumë tjerë duket se e kanë një qasje të përbashkët – po i trajtojnë qytëtarët tanë të fajshëm për tu shfajësuar pastaj vetëm përmes mekanizmave të kontrollit të kësaj qeverie. Kontrolli lidhet ngushtë me frikë e pasiguri. Kjo nuk është dukuri e shoqërive të lira.

Ky vendim po rritë listën e provave të padiskutueshme se demokracia në vend po cenohet seriozosht nga kjo qeveri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?