“S’na intereson a ka prishje a jo”: Fitore Pacolli si opozitare kërkonte rrymë me çdo kusht

Deputetja e Vetëvendosjes me emrin Fitore dhe mbiemrin Pacolli, për të cilën ishte mbajtur edhe tubimi përmbyllës i partisë më 12 nëntor për Zgjedhje Lokale, nuk po flet kundër Qeverisë aktualisht në kohën kur kriza energjetike ka marrë vëmendje të madhe. Por, ajo ishte shumë e ashpër kur në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti. […]
Më 23 nëntorin e vitit 2020, kishte pasur prishje të rrymës dhe kjo e pati shtyrë znj. Pacolli të konstatonte se një gjë e tillë përbënte madje edhe “shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve”.
“Nuk na intereson ne a ka prishje. Ne paguajmë shërbimin ndërsa nuk na intereson fare se si kompania mund ta sigurojë atë. Qytetarët dueht të furnizohen me rrymë” – shpreh zonja në fjalë, përcjell Periskopi pa fjalë.
Rryma ishte ndalur edhe gjatë ditës së djeshme, madje edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku punon znj. Pacolli.
Statusi i plotë i skrinshotuar:













