“S’ka rritje të punësimit në Kosovë përderisa s’ka investime, Kurti po thur lëvdata ndaj vetvetes”

“S’ka rritje të punësimit në Kosovë përderisa s’ka investime, Kurti po thur lëvdata ndaj vetvetes”

Paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, se në Kosovë janë shtuar dhjetë mijë vende të punës, po shihen si të pamundura dhe lëvdata ndaj vetvetes nga njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Kadriaj, ka thënë se Kosova është një nga shtetet me papunësinë më të lartë dhe me nivel jo të mirë të ekonomisë dhe […]

Kadriaj, ka thënë se Kosova është një nga shtetet me papunësinë më të lartë dhe me nivel jo të mirë të ekonomisë dhe mirëqenies.Teksa ka folur për pretendimet e shefit të ekzekutivit për rritje të punësimit, Kadriaj thotë se një gjë e tillë është e pamundur përderisa nuk ka investime kapitale në vend.

“Për fat jo të mirë, qytetarëve të Kosovës po u servohen ende qeveritë që nuk presin që ta marrin vlerësimin nga qytetarët, por japin vlerësime dhe japin lavde vetvetes dhe kjo nuk është një praktike e mirë, për faktin që dihet që Kosova deri më tani është ndër shtetet me papunësinë më të lartë dhe me nivel jo të mirë të ekonomisë dhe mirëqenies, dhe kur dihet se kjo qeveri si e rrallë ndër qeveritë tjera deri më tani që nuk ka asnjë investim kapital që mund të thuhet që të ketë mundësi të nivelit të rritjes së punësimit. Përderisa nuk kemi investime me të cilën bazë ky kryeministër mundet me vlerësua se ka nivel të lartë të punësimit, dhe nëse ai punësim duhet të dëshmohet se përmes trustit pensional ose Bankës Qendrore, që është shuar ky nivel i punësimit”, tha ai.

Ndërkaq pretendimet e Kurtit për rritje të eksportit për 66 për qind, Kadriaj e sheh si të pamundur, përderisa thotë se prodhimi në Kosovë nuk e mbulon as tregun vendor, raporton EO.

“Ky është kulmi më i madh i nivelit se çfarë niveli qeverisës ka Kosovë, për faktin që kur dihet se ende raporti eksport-import për fat jo të mirë është jo në favor të Kosovës, dhe të flasim për një shifër prej 66 për qind, është diçka që më të vërtetë nënçmuese për qytetarët, sepse kjo nuk qëndron, dhe përderisa nuk kemi prodhim që nuk e mbulon as tregun vendor, si mund të flasim për eksport, kur dihet se shtetet fqinje, sidomos ai verior aspak nuk e ka ulur nivelin e eksportit në raport me Kosovën, e mos të flasim për vendet tjera”, tha ai.

Në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që u mbajt të martën, kryeministri Kurti ka thënë së në Kosovë janë shtuar dhjetë mijë vende të punës dhe një rritje të eksportit në 66 për qind.

“Qeveria e re përbëhet nga persona të arsimuar mirë, me integritet të lartë dhe të orientuar drejt reformave, të cilët janë të etur për të shtyrë përpara suksesin. Si rezultat, kemi parë progres në të gjitha sferat. Pas një tkurrjeje prej 3.1% në vitin 2020, siç raportohet nga Banka Botërore, tani po përjetojmë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike. Eksportet tona janë rritur për 66%, të hyrat tona janë rritur për 30% dhe kemi shtuar rreth 10 mijë vende të reja pune në ekonomi”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?