Si ranë në pritë ushtarët e UÇK-së në Betejën e Pashtrikut, rrëfehet ushtari i mbijetuar

Si ranë në pritë ushtarët e UÇK-së në Betejën e Pashtrikut, rrëfehet ushtari i mbijetuar

I mbijetuari i Betejës së Pashtrikut, Vesel Aruçi i njohur me nofkën “Rambo” ka rrëfyer për këtë betejë. Ai tha se edhe tani kur e viziton Pashtrikun ndihet keq dhe ka mall për bashkëluftëtarët që ranë në betejë. Aruçi tha se ishte me fat që nuk vdiq aty. “Ndoshta se kemi pasur fatin me vdekë […]

Ai tha se edhe tani kur e viziton Pashtrikun ndihet keq dhe ka mall për bashkëluftëtarët që ranë në betejë. Aruçi tha se ishte me fat që nuk vdiq aty.

“Ndoshta se kemi pasur fatin me vdekë aty, se pastaj u dufke me u hakmarrë, me e marrë armatimin dhe me shku në beteja të tjera. Zoti ka dashtë që mos me mbetë të gjithë aty. Veç një hak që e kam marrë e kam vrarë një mercenar rus në kufirin me Shqipërinë, në Koshare. Ai ka qenë rasti më i mirë në hakmarrje të shokëve. Në bashkëpunim me shokë, por unë e kam pasur në afërsi dhe e kam vrarë”, ka thënë ai në Frontal në T7.

Aruçi foli edhe për një urdhër të dhënë nga komandanti Mujë Krasniqi, për t’i trajnuar 30 ushtarë që do të bëheshin pjesë e FSK-së.

“Ne kemi shkuar 24 herë në Shqipëri për të marr armatim. Kur kemi shkuar atje, para se me ra në pritë, jemi takuar me Mujë Krasniqin, Afrim Musliun e shumë shokë të tjerë. Mujë Krasniqi dhe Rifat Mziu më thanë që këta ushtarë ki me i stërvitë, sa të rrini këtu. Ndenjëm nja tri javë ditë. U ngritshim herët dhe i stërvitshim ata”, ka thënë ai.

Ushtari i mbijetuar i Pashtrikut foli edhe për nisjen e një grupi të ushtarëve nga Shqipëria në Kosovë.

“Ushtarët ishin të gjithë Kosovë. Më së shumti ka pasur të Drenicës dhe Shtimes, por edhe të rrethinës. Para se mu nis, Mujë Krasniqi na doli përpara dhe na tha kush nuk jeni për me u nis në Kosovë, ndaluni më mirë. Krejt kem të gatshëm për luftë”, tha më tutje ai.

Ai foli edhe për bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë. Vetëm ai tha se i ka bartur afër 60 kg armatim.

“55-60 kg armatim i kam pas përafërsisht”, tha ai.

Aruçi foli edhe për momentin që ranë në pritë.

“Nja 20 minuta pasi jemi nisur nga Shqipëria, posa filloi të zdritet dita na kanë dalë në të dy anët. Kemi qenë në një luginë duke ecur dhe sa kanë mundur na kanë gjujtë në të dy anët. E di vetën jam çu dhe kam thënë djem mos u dorëzoni dhe kemi gjujtë sa kemi mujtë. Edhe vet kem luftu, edhe Mujë Krasniqi ka luftu. Çdo ushtarë ka luftu, po normal që dikush e ka pas edhe vdekjen”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?