Shtete të NATO-s tërbohen ndaj planit të Joe Biden për të shmangur luftën Rusi-Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden është kritikuar ashpër nga anëtarët e Natos nga Evropa Lindore pas propozimeve për të organizuar takim mes një blloku të udhëhequr nga Amerika dhe Rusisë që të ulen tensionet mes Moskës dhe Bruskelit. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Bloomberg, që citoi një diplomat anonim duke thënë që shteti i tij ishte […]
Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Bloomberg, që citoi një diplomat anonim duke thënë që shteti i tij ishte shumë i zemëruar dhe kërkonte qartësime të menjëhershme se çka planifikonte Bideni të fliste me Moskën.
Një tjetër burim, po ashtu diplomat, shprehu shqetësime se ShBA-ja mund të aprovonte koncesione që mund të çonin në “garanci politike” dhe të “frenonte lirinë e lëvizjes së NATO-s”, raporton RT, përcjell Periskopi.
Njoftimi i Bidenit se dëshiron një takim mes NATO-s dhe Moskës erdhi pas një samiti virtual me homologun e tij rus, Vladimir Putinin të martën.
Pas këtij diskutimi, ai foli me liderët e shteteve tjera anëtare të NATO-s.
Sipas presidentit amerikan, bisedime të ardhshme do të përfshinin “të paktën katër nga aleatët më të mëdhenj të NATO-s”.
Kjo shtytje për diskutime vjen pasi tensionet kanë mbetur të larta në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. /Periskopi












