Shpërthyen shakatë me kërkesën për ‘joystickat e Playstation’, reagon ministrja e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka komentuar debatin e krijuar pas apelit për kursim të energjisë ku përmendeshin edhe konsolat e videolojërave. Ajo mes tjerash ka dhënë edhe më në detaje se sa mund të konsumojnë energjinë elektrike, elemente të tilla mjaft të përdorueshme. ”Konsolat e videolojërave shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim […]
Ajo mes tjerash ka dhënë edhe më në detaje se sa mund të konsumojnë energjinë elektrike, elemente të tilla mjaft të përdorueshme.
”Konsolat e videolojërave shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar. Më saktësisht Playstation 4, 8.5W në standby, Xbox1 15.7W, gjatë akumulimit”.
”Gjenerata e re e videolojërave mund të ketë ndikim të madh në konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj. Problemi është kostoja e energjisë gjatë kohës kur ato nuk janë duke u përdorur”.
”Siç ndodhë nganjëherë, gjërat shpesh banalizohen, por dua t’ju siguroj se çkado që keni lexuar në postimet tona, nuk është diçka që ne e kemi shpikur. Këto janë citime në bazë të ekspertëve dhe gjërave që kemi matur”.












