Shpërthen solistja Arta: Ministria financoi kanagjeq, e jo koncertin për fëmijë me muzikë klasike

Solistja e Filharmonisë së Kosovës, Arta Jashari ka reaguar pas publikimit të listën e përfituesve të Organizatave joqeveritare (OJQ) për mbështetje financiare në fushën e Trashigimisë Shpirtërore 2021. Jashari ka thënë se asaj nuk i është financuar një projekt për fëmijë, teksa Ministria e Kulturës financon projekte për kanagjeqe dhe dasma. “Perderisa Koncerti im me […]
Jashari ka thënë se asaj nuk i është financuar një projekt për fëmijë, teksa Ministria e Kulturës financon projekte për kanagjeqe dhe dasma.
“Perderisa Koncerti im me kor te femijeve dhe program festiv per ngritjen e nivelit te kultures vokale skenike me Mozart e Oratorio dhe kuartet harkor nuk iu ka dukt Mkrs qaq important me e financu, kanagjeqi dukagjinit me 23 mije e 800 ojro ja ka vlejt. Popull kanagjeqash e dasmash.”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.
“Nuk ma kan aprovu kurre as rikrijimin e kangeve te Nexhmije Pagarushes qe si kishi pas ndegju kurr sikur te dua Prishtina qe e kemi realizu bashke me koleget e mij. Cfare skandale hahaha qe kush jeni. Kanagjeqi ëorld. Kur tvijne tani me konflikt intelesiii se vec qato e kishin pas msu met paralizu si profesioniste e fushes ne cdo hap. Me ni rroge t lodhte sbohen koncertet e mdhaja as nuk motivohet artisti. Kanagjeq e haxhi pishmanli”, ka shkruar tutje Jashari.
Ndërkohë, në listën përfituese del të jetë një projekt me emer “Kanagjeqi në traditën e Rrafshit të Dukagjinit”.
Këtij projekti, MKRS i ka ndarë hiç më pak se 23 mijë e 800 euro.
Ndryshe, MKRS ka publikuar listën e OJQ-ve përfituese e cila do t’i kushtojë buxhetit 114 mijë euro.













