Shpend Ahmeti: Nëse s’ka vend për analist, mund të komentoj sportin ose me dhënë motin

Shpend Ahmeti po bën shaka me veten. Ish kryetari i Komunës së Prishtinës e ka postuar një fotografi të tij në Instagram, e shkëputur nga një paraqitje në emisionin Rubikon në Klan Kosova, dhe si mbishkrim ka shkruar: “Bon edhe komentator sporti ose me dhënë motin në qoftë se nuk ka vend për analist. Spo […]
Shpend Ahmeti po bën shaka me veten.
Ish kryetari i Komunës së Prishtinës e ka postuar një fotografi të tij në Instagram, e shkëputur nga një paraqitje në emisionin Rubikon në Klan Kosova, dhe si mbishkrim ka shkruar:
“Bon edhe komentator sporti ose me dhënë motin në qoftë se nuk ka vend për analist. Spo muj me besu që krejt venet nxan”, ka shkruar Ahmeti duke bërë shaka me faktin që tani është i papunë, duke e shtuar edhe hashtagun #postpoliticslife (jeta pas politikës).













