Shmanget për pak mbyllja e Qeverisë së ShBA-së, Kongresi miraton fondet

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj të përkohshëm për financimin e agjencive federale deri më 18 shkurt, duke e shmangur kështu mbylljen e kushtueshme të Qeverisë gjatë periudhës së festave të fundvitit. Me 69 vota për e vetëm 28 kundër, Senati i ShBA-së e përkrahi masën e miratuar më herët nga Dhoma […]

Me 69 vota për e vetëm 28 kundër, Senati i ShBA-së e përkrahi masën e miratuar më herët nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Presidenti Joe Biden pritet që tani ta nënshkruajë atë, shkruan BBC.

“Më vjen mirë që, në fund, kokat më të ftohta triumfuan”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer.

Ky projektligj u miratua vetëm disa orë para se fondet do të pezulloheshin të premten. Kjo gjë do të linte pa paga miliona punëtorë të sektorit publik në periudhën e Kërshëndellave dhe Vitit të Ri, ndërsa muzetë dhe parqet do të mbylleshin.

Një grup i senatorëve republikanë kishin kërcënuar se do ta pengonin projektligjin për financim në shenjë proteste ndaj kërkesës së Presidentit Biden për vaksinim të detyrueshëm për punëtorët e kompanive të mëdha.

Megjithatë, përpjekja e tyre për t’i bashkëngjitur projektligjit një amendament që e parandalon nismën e vaksinimit u pengua nga demokratët.

Projektligji për financim u miratua më herët të enjten edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit. Megjithatë, përkrahja aty ishte me rezultat shumë më të ngushtë – 221 vota për e 212 kundër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?