Shkëlzen Maliqi ia dhuron bibliotekës ‘Lumbardhi’ mbi 2500 libra, të grumbullara që gjysmë shekulli

Shkëlzen Maliqi ia dhuron bibliotekës ‘Lumbardhi’ mbi 2500 libra, të grumbullara që gjysmë shekulli

Filozofi, kritiku i artit, analisti politik dhe një ndër kontribuesit kryesor në zhvillimin e skenës së artit dhe kulturës së pavarur në 30 vitet e fundit në Kosovë, z. Shkëlzen Maliqi, nderoi Fondacionin Lumbardhi duke ia besuar mbi 2,500 tituj nga libraria e tij private, të grumbulluara në një periudhë prej më shumë se gjysmë […]

Ky kolekcion përfshinë një gamë të gjerë titujsh në gjuhën të ndryshme që reflektojnë kuriozitetin e gjerë intelektual dhe profesional të z. Maliqi, duke përfshirë botime prej historisë së artit e bizantologjisë, shkenca sociale, politikë, letërsi, e botime të ndryshme mbi rajonin dhe Kosovën.

Katalogimi dhe organizimi i librarisë, si dhe i arkivit personal të z. Maliqi do të realizohet në kuadër të projektit “Arkivi Publik” i cili nxitë krijimin e një biblioteke, arkivi dhe kolekcioni digjital të fotografive dhe dokumenteve në disa fusha që përkojnë me kërkimet e Lumbardhit dhe i hapen publikut në disa faza gjatë vitit 2022.

Projekti “Arkivi Publik” po ashtu do ta përkrahë ndërveprimin e hulumtuesve të Lumbardhit me komunitete kulturore, shkencore dhe me qytetarë të përkushtuar të të gjitha gjeneratave, për të zhvilluar një fond të përbashkët publik prej asaj që është në pronësi private. Kjo dije e përbashkët do të ndahet me hulumtuesit dhe të interesuarit nëpër hapësirat digjitale dhe ato të shfrytëzuara nga Fondacioni Lumbardhi dhe partnerët e tij, në formë të burimit primar si dhe programeve, bisedave e botimeve që dalin prej tyre dhe dokumentojnë aspekte të historisë moderne të Prizrenit dhe rajonit për publikun.

“Të gjithë të interesuarit për të ndarë materiale, arkiva private apo libra, mund t’i drejtohen ekipit të Fondacionit Lumbardhi në [email protected]. Falenderojmë partnerët tanë PRESJE për akomodim të përkohshëm të koleksionit. “Arkivi Publik” është nisur si projekt me përkrahjen e Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Instituti Goethe dhe partnerë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?