Shaban Gogaj, i akuzuari për vrasjen e punëtorit të tij, ngre padi ndaj gjyqtarëve: I kërkon 100 mijë euro

Shaban Gogaj, i akuzuari për vrasjen e punëtorit të tij, ngre padi ndaj gjyqtarëve: I kërkon 100 mijë euro

Avokati i të dyshuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogajt, ka bërë njoftim se i akuzuari ka paditur trupin gjykues për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor. Gjithnjë sipas avokatit Besnik Berisha, me këtë vendim i janë shkaktuar dëme të pariparueshme z. Shaban Gogaj dhe gamiljes së tij. Ndaj të paditurve, që janë gjyqtarët Violeta Rugova, […]

Gjithnjë sipas avokatit Besnik Berisha, me këtë vendim i janë shkaktuar dëme të pariparueshme z. Shaban Gogaj dhe gamiljes së tij.

Ndaj të paditurve, që janë gjyqtarët Violeta Rugova, Florie Zatriqi dhe Sami Sharraxhiu, kërkohen 100 mijë euro.

“Të bindur se vendimet dhe veprimet e trupit gjykues në çështjen penale kundër z. Shaban Gogaj, që nga rihapja e shqyrtimit gjyqësor e deri më datën 25 nëntor 2021, ishin jo vetëm arbitrare, të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese, por edhe skajshmërisht të rrezikshme për sigurinë juridike, e për të cilat gjyqtarët nuk mbrohen nga imuniteti funksional, në cilësi të përfaqësuesit të z. Gogajt dhe prindit të tij, me datën 26 nëntor 2021, pranë Gjykatës Themelore në Pejë, kemi deponuar padi për kompensimin e dëmit jo material”, ka njoftuar Berisha.

Vrasja e të riut Agonis Tetaj në vendin e punës kapi vëmendjen e opinionit, për shkak se dy ditë para se Gjykata Themelore në Pejë ta shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, pamje të rënda u publikuan nga babai i të ndjerit.

E kjo vepër ishte cilësuar si vrasje nga pakujdesia, për çka pas këtyre pamjeve u përjashtua prokurori dhe lënda iu caktua Prokurorisë së Gjilanit, që po e mbron rastin në Pejë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Pejës, më 23 shtator të vitit 2018, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj merr një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se acarohet.

Më tutje thuhet se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stoqeve përballë tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të largohen edhe dy dëshmitarët e rastit.

Sipas aktakuzës, Gogaj, pasi përfundon bisedën në telefon, nga sirtari nxjerr revolen e tij të tipit “Beretta”, e vendos karikatorin dhe e merr në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë, duke e vrarë.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Isuf Cacaj, i cili ngarkohet me armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq Gjykata në Pejë e ka përjashtuar nga rasti avokatin Berisha, por se gjykimi ka mbetur i bllokuar sepse Oda e Avokatëve po refuzon të caktojë avokat të ri për Gogajn.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?