Serbi nga Prishtina që organizoi protesta në Beograd vjen me paralajmërim

Serbi nga Prishtina që organizoi protesta në Beograd vjen me paralajmërim

Rrugët e bllokuara nga protestues të shumtë kanë bërë që kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, të zmbrapset nga nismat e tij për disa ndryshime ligjore që ndërlidhen me shpronësim dhe referendum e nisma popullore. Savo Manojloviq, serbi nga Prishtina, që është një prej udhëheqësve të protestave, ka thënë se miratimi i dy kërkesave të […]

Savo Manojloviq ka thënë se do të përkrahin çfarëdo përpjekje për ndryshim në Serbi.

“Ne kemi premtuar publikisht se do të ndalen bllokadat, nëse pranojnë kërkesat. Ne nuk mund ta thyejmë një fjalë të dhënë. Në të njëjtën kohë, disa nga njerëzit  tanë dhe organizatat që kanë mbështetur këto protesta duan të vazhdojnë me kërkesat e reja. Ne mbështesim çdo lloj lufte për ndryshim. Ne nuk mund të festojmë ndërsa njerëzit që luftuan me ne krah për krah vazhdojnë të luftojnë. Prandaj nuk do të bëjmë asnjë festë”, ka thënë ai për Nova.rs, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se edhe në rrjete sociale merr shumë kërkesa për të vazhduar me protesta dhe bllokadën.

Në këtë rrëfim për Nova.rs ai ka treguar edhe për një përvojë me avokatin e një kompanie, i cili e kishte kërcënuar për të ndërprerë një protestë të më hershme.

“Ai më përcolli mesazhin se duhet të ndaloj organizimin e protestës dhe të tërhiqem. Ai më tha se do të më konfiskohej e gjithë pasuria në gjykatë, se do të përgjigjesha penalisht sepse po bllokoja investitorin dhe po ashtu përmendi se e dinin se ku jetonte familja ime”, ka thënë Manjoloviq.

Ai ka treguar se planifikojnë edhe grumbullimin e 30 mijë nënshkrimeve për t’ia propozuar Kuvendit një rregullore për të penguar gërmimin e mëtejshëm të litiumit.

“Ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve në janar dhe para kësaj na duhet një rrjet vullnetarësh me të cilët do të mbledhim 30 mijë nënshkrime. Regjistrohu për të qenë pjesë e një rrjeti të mbledhjes së nënshkrimeve”, ka thënë ai.

Në fund Manjoloviq thotë se dy të shtunat e fundit kanë qenë madhështore meqë rrugët u pushtuan nga qytetarët për herë të parë.

“Kishte diçka madhështore në këto dy të shtuna. Duke ecur në urën e Gazelës, në një ditë dhjetori me diell, me vetëdije hyjmë në histori, sepse ajo u pushtua nga qytetarët për herë të parë, duke e ditur se liria që ndjejmë varet vetëm nga ne. Ky ishte një ushtrim demonstrues. Ne do të ndjekim të gjitha ngjarjet që lidhen me gërmimin e litiumit. Nuk do të lejojmë asnjë punë”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?