Senati kundër Bidenit, rrëzon detyrimin për vaksinim për bizneset private

Senati kundër Bidenit, rrëzon detyrimin për vaksinim për bizneset private

Senati i Shteteve të Bashkuara, ku shumicën e ulëseve e ka Partia Demokratike e Presidentit Joe Biden, të mërkurën miratoi një projektligj të Partisë Republikane në opozitë, që pritet ta kthejë mbrapsht masën e shefit të Shtëpisë së Bardhë për vaksinim ose testim të detyrueshëm për punëtorët e bizneseve private. Dy anëtarë të Partisë Demokratike […]

Me 52 vota për e 48 kundër, legjislacioni tani do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku përballet me kundërshtime të ashpra. Presidenti Joe Biden ka kërcënuar se do ta përdorë veton ndaj projektligjit, shkruan Reuters.

Legjislacioni do t’i rrëzonte rregullat administrative, me të cilat bizneset me më shumë se 100 punëtorë duhet të kërkojnë vaksinim ose testim për koronavirus për miliona të punësuar.

Demokratët Joe Manchin nga Virgjinia Perëndimore dhe Jon Tester nga Montana iu bashkuan Partisë Republikane në votim për ta përkrahur legjislacionin. “Gjithmonë e kam përkrahur detyrimin e vaksinimit për punëtorët federalë dhe ushtrinë, sepse mbajtja e shërbimeve esenciale dhe gatishmërisë ushtarake që ofron qeveria federale është çështje e rëndësisë kombëtare”, tha senatori Manchin.

“Megjithatë, nuk përkrah ndonjë detyrim qeveritar për vaksinim për bizneset private. Nuk është vendi i qeverisë federale që t’u tregojë pronarëve të bizneseve private se si t’i mbrojnë punëtorët e tyre nga Covid-19 dhe si t’i operojnë bizneset e tyre”, shtoi ai.

Republikanët kanë thënë se janë “vërshuar” me thirrje nga bizneset me deri në 500 punëtorë se janë të shqetësuara rreth detyrimit të mundshëm për t’i shkarkuar punëtorët që i kundërshtojnë vaksinimin dhe testimin për Covid-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?