Selimi ia përmend Kurtit fusnotën e takimin me kriminelë serbë: Kjo qeveri ka mllef ndaj popullit të saj

Selim Selimi nga AAK ka shkruar lidhur me paraqitjen e fundit të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku Kosova u shënua me fusnotë. Sipas Selimit, kjo është hipokrizi e Kurtit dhe politikanëve me korrespodencë. Ja postimi i plotë: Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas […]
Selim Selimi nga AAK ka shkruar lidhur me paraqitjen e fundit të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku Kosova u shënua me fusnotë.
Sipas Selimit, kjo është hipokrizi e Kurtit dhe politikanëve me korrespodencë.
Ja postimi i plotë:
Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës.
Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim.
Krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj.
Historia absolvon!












