Sekretarja britanike pas takimit me kryediplomatët e rajonit: Tensionet në Ballkan kanë arritur kulmin

Sekretarja britanike pas takimit me kryediplomatët e rajonit: Tensionet në Ballkan kanë arritur kulmin

Tensionet në Ballkan kanë arritur kulmin, thuhet në njoftimin plot shqetësim të qeverisë së Britanisë së Madhe, pas një takimi të sekretares së Jashtme me përfaqësuesit e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor. Sekretarja e Jashtme britanik, Liz Trus, ka takuar sot në Londër ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton qeveria e Mbretërisë […]

Sekretarja e Jashtme britanik, Liz Trus, ka takuar sot në Londër ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Në njoftim thuhet se diskutimet erdhën, pasi tensionet kanë arritur majën e tyre, duke vënë theksin te situata e krijuar së fundmi në Bosnjë.

“Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar ka bërë me dije se Bosnja dhe Hercegovina aktualisht po përballet me rrezikun më të madh të ekzistencës së saj, që nga paslufta atje. Po ashtu, ka rrezik të madh të thellimit të ndarjeve dhe konfliktit. Krah partnerëve të saj ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuara po punon për mënjanimin e kërcënimeve ndaj stabilitetit, pas 26 vjetëve të progresit që mezi ishte arritur në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria.

Situata thuhet të jetë diskutuar edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të shtatë superfuqive të botës, që u mbajt gjatë fundjavës në Liverpool të Anglisë.

“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për mbrojtjen e promovimin e lirisë dhe demokracisë në këtë rajon”, citohet të ketë thënë sekretarja Truss.

Në njoftimin e Qeverisë britanike thuhet se ky shtet ishte nikoqir i Samitit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2018, liderët e të cilit dhanë zotime përmes një deklarate të përbashkët për bashkëpunim rajonal, raporte të mira fqinjësore, krimet e luftës dhe per personat e pagjetur në territorin e ish-Jugosllavisë, si dhe për luftimin e korrupsionit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?