Rusia urdhëron largimin e një pjese të stafit të ambasadës amerikane

Rusia tha të mërkurën se ka urdhëruar që një pjesë e stafit të ambasadës amerikane në Moskë të kthehet në shtëpi deri më 31 janar. Kjo masë hakmarrëse vjen pas atij që Moska e cilësoi vendim të ShBA-së për kufizimin e mandatit të diplomatëve rusë. Vendimi i Rusisë erdhi si pjesë e eskalimit të mosmarrëveshjes […]

Vendimi i Rusisë erdhi si pjesë e eskalimit të mosmarrëveshjes diplomatike. Ambasadori rus në Uashington tha javën e kaluar se 27 diplomatë rusë dhe familjet e tyre po dëbohen nga Shtetet e Bashkuara dhe se do të largohen nga ky vend më 30 janar.

“Ne synojmë të përgjigjemi në mënyrë përkatëse. Punëtorët e ambasadës së ShBA-së, që kanë qenë në Moskë për më shumë se tre vjet, duhet të largohen nga Rusia më 31 janar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Agjencia e lajmeve, RIA, e citoi këtë zyrtare të ketë thënë se rregullat e reja të ShBA-së nënkuptojnë që diplomatët rusë që janë detyruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk kanë të drejtë të punojnë si diplomatë në ShBA për tre vjet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ambasada është i vetmi mision amerikan në Rusi, pasi konsullatat në Vladivostok dhe Yekaterinburg u mbyllën, ndërsa stafi diplomatik është zvogëluar nga rreth 1.200 persona më 2017 në 120, thotë Uashingtoni.

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, tha se nuk është shumë vonë për Uashingtonin që t’ia ndërpresë Moskës zbatimin e dëbimeve të reja, nëse vetë heq dorë nga planet për dëbimin e diplomatëve rusë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?