Rrëzohet helikopteri, vdesin komandanti i ushtrisë indiane dhe gruaja e tij

Rrëzohet helikopteri, vdesin komandanti i ushtrisë indiane dhe gruaja e tij

Komandanti më i lartë i ushtrisë indiane ka mbetur i vdekur nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po fluturonte, njoftuan Forcat Ajrore të Indisë. Shefi i Stafit të Mbrojtjes, Gjeneral Bipin Rawat, bashkëshortja e tij dhe 11 të tjerë vdiqën, pasi helikopteri i tipit “Mi-17V5” u rrëzua në kodrat afër qytetit Coonoor të mërkurën […]

Komandanti më i lartë i ushtrisë indiane ka mbetur i vdekur nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po fluturonte, njoftuan Forcat Ajrore të Indisë.

Shefi i Stafit të Mbrojtjes, Gjeneral Bipin Rawat, bashkëshortja e tij dhe 11 të tjerë vdiqën, pasi helikopteri i tipit “Mi-17V5” u rrëzua në kodrat afër qytetit Coonoor të mërkurën në mëngjes, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express. Një i mbijetuar është duke u trajtuar në spital.

Gjenerali 63-vjeçar u emërua shef i parë i Stafit të Mbrojtjes në janar të vitit 2019. Posti i ri i bëri bashkë forcat tokësore, ajrore dhe detare dhe Rawat ka udhëhequr disa operacione, përfshirë atë në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Forcat Ajrore të Indisë thanë se kanë urdhëruar fillim të hetimeve për këtë aksident, që ndodhi në mot me mjegull. Komisioni i sigurisë, i udhëhequr nga Kryeministri Narendra Modi, është duke zhvilluar një takim emergjent.

Helikopteri sapo ishte ngritur në qiell nga baza ushtarake në Sulur dhe ishte nisur drejt qytezës Wellington, më pak se 100 kilometra larg vendit të nisjes, ku gjenerali kishte planifikuar që ta vizitonte Kolegjin e Stafit të Shërbimeve të Mbrojtjes.

Ndonëse modeli rus, “Mi-17V5”, është në mesin e helikopterëve më të sofistikuar ushtarakë për transport, flota ajrore në vjetrim e sipër shpesh fajësohet për numrin e madh të aksidenteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?