Reshjet të mëdha shiu në Shkodër, qytetarët mbyllen nëpër shtëpia

Reshjet të mëdha shiu në Shkodër, qytetarët mbyllen nëpër shtëpia

Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive këtë mbrëmje të diele. Shumë pak qytetarë kanë preferuar të dalin, ndërsa shumica ka preferuar të qëndrojë në shtëpitë e tyre. Shkodra është përgatitur për festa, por qytetarët nuk kanë mundur dot t’i shijojnë këtë fundjavë zbukurimet, dritat dhe Pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Zona […]

Shumë pak qytetarë kanë preferuar të dalin, ndërsa shumica ka preferuar të qëndrojë në shtëpitë e tyre.

Shkodra është përgatitur për festa, por qytetarët nuk kanë mundur dot t’i shijojnë këtë fundjavë zbukurimet, dritat dhe Pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Zona e Obotit në Shkodër është e para që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të reshjeve e jo për shkak të shkarkimeve të liqeneve, ndërsa forcat e emergjencave janë në gatishmëri.

Sipas meteorologëve  një qendër ciklonike është krijuar në Adriatik duke sjellë reshje intensive në Shkodër.

Gjatë natës reshjet parashikohet që reshjet të bëhen intensive në veri-qendër ndërsa gjatë mëngjesit në të gjithë vendin.

“Vetëm e hëna në mbrëmje pakëson reshjet në vend. Nga e  marta deri të enjten në mbrëmje priten vetëm reshje të pakta dhe të izoluara dhe kryesisht dëborë në zonat malore, pasi temperaturat zbresin disa gradë nën 0. Ndërsa e premtja sërisht sjell reshje intensive.

Për këtë arsye kjo javë duke nisur nga nesër sjell rrezikun e përmbytjeve në zonat urbane.

Reshjet që kanë rënë këto ditë kanë qënë të konsiderueshme dhe reshjet që priten këtë javë, janë të shumta duke plotësuar normat mujore për veriun dhe qendrën, prandaj dhe priten përmbytje”, tha Adiola Bani./TCH

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?