Raporti i Pandemisë: Përkeqësohen punët me raste, një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar popullin me raportin e fundit të pandemisë Covid-19. Për 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja për fat të keq është rritur në 19. Po për fat të keq, një person ka ndërruar jetë. Vetëm gjashtë qytetarë janë shpallur të shëruar në këtë interval kohor, raporton Periskopi. Numri […]
Për 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja për fat të keq është rritur në 19.
Po për fat të keq, një person ka ndërruar jetë.
Vetëm gjashtë qytetarë janë shpallur të shëruar në këtë interval kohor, raporton Periskopi.
Numri i dozave për fat të mirë është rritur paksa, duke shkuar në 2999.
Statusi i plotë:
09 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 331.












