Raporti i Covidit në Kosovë: Qetësi e plotë në frontin e pandemisë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19. 8 qytetarë rezultuan pozitivë, dmth të infektuar, me virusin në 24 orët e fundit. Asnjë qytetar nuk ka vdekur pas infektimit, prëcjell Periskopi. 6 të tjerë janë shëruar. Statusi i plotë: 13 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i […]
8 qytetarë rezultuan pozitivë, dmth të infektuar, me virusin në 24 orët e fundit.
Asnjë qytetar nuk ka vdekur pas infektimit, prëcjell Periskopi.
6 të tjerë janë shëruar.
Statusi i plotë:
13 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 323.












