Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti është skandali vetë

Publicisti kosovar, Veton Surroi, ditë më parë kishte deklaruar se tani Kosova është duke u qeverisur nga një qeveri që nuk prodhon skandale. Për këtë deklarim ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ku ka thënë se Qeveria Kurti është vetë skandali. Sipas Haradinajt nuk ka skandal më të madh se kjo qeveri. Ai ka […]
Sipas Haradinajt nuk ka skandal më të madh se kjo qeveri. Ai ka thënë se ata që ia rrahin krahun Albinit e i thotë që nuk po bën skandale duhet e gjithë VV-ja të ngritet në këmbë e të i thotë që skandal është, shkruan Periskopi.
“Veton kjo qeveri është skandal vetë. Ne jemi në krizë të fukarallakut në Kosovë, po rriten cmimet. Një qeveri që nuk e merr shancën me votu për ligjin e pagave në këtë situatë kur kreit shigjetat janë të drejtuara kah njerëz që jetojnë me paga negative, kjo është skandal. Je tu e shkatërru kreit sistemin publik. Nuk ka skandal më të madh. Unë po foli ai njeri që ia rreh krahun Albinit e i thotë se nuk po bën skandale duhet me u qu kreit VV-ja me i thanë që o skandal është që fakti që nuk je tu e bo ligjin e pagave”./Periskopi.com












