Rama: Po punojmë rreth projekteve, KEDS më premtoi se s’do të ketë ndërprerje të rrymës

Rama: Po punojmë rreth projekteve, KEDS më premtoi se s’do të ketë ndërprerje të rrymës

Tashmë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar punën e tij si i pari i këtij qyteti. Që nga marrja e detyrës, nga dita e martë, ai thotë se nuk është ndalur puna e tij në shërbim të qytetarit të Prishtinës. Ndërkaq kujton se nga takimi me KEDS-in u kanë premtuar se nuk […]

Tashmë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar punën e tij si i pari i këtij qyteti. Që nga marrja e detyrës, nga dita e martë, ai thotë se nuk është ndalur puna e tij në shërbim të qytetarit të Prishtinës. Ndërkaq kujton se nga takimi me KEDS-in u kanë premtuar se nuk do të ketë ndalesa të energjisë elektrike.

Rama në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se që nga dita e martë ata veçse kanë vazhduar me takime me ambasadorë, si dhe me bankat për të mundësuar financimin e projekteve të cilat Rama u ka premtuar qytetarëve të Prishtinës.

“Mirë shumë kemi filluar punën e hovshme, kemi punu edhe dje, edhe sot, tash me shfrytëzuar edhe vikendin për me strukturu punën, me i organizuar edhe organo gramin në mënyrën më të mirë të mundshme që puna të shkojë në mënyrën sa më të mirë, në bazë të programit që e kemi bërë, në bazë të projektit me të cilin edhe kemi fituar, iu kemi premtua qytetarëve të Prishtinës. Pra sot, dje prej të martës që kemi filluar, e kemi një proces shumë të mirë, kemi pas edhe takime të shumta me ambasadorë që na kanë premtuar se do të na ndihmojnë në aspekte të ndryshme. Po ashtu, edhe me banka ndërkombëtare në aspektin e financave për pas mundësi t’i krijojmë dhe zhvillojmë projektet që veç i kemi premtuar, me organizata të ndryshme joqeveritare me të cilët kemi pasur takime, dhe këto takime do të vazhdojnë”, thotë ai.

Rama përmedi edhe takimet me përfaqësuesit e KEDS-it, të cilët i kanë premtuar se do të bëhet zgjidhje që të mos ketë ndalesa të rrymës.

“Në të njëjtën kohë edhe puna në teren që gjatë këtyre ditëve që është nevoja që rrugët të jenë të hapura, të pastërta dhe po ashtu patëm edhe takim me KEDS-in dhe me reprezentues të KEDS-it dhe diskutuam për çështjen e rrymës dhe iu tregova që ne reprezentojmë qytetarin e Prishtinës edhe që të konfirmohet se më nuk do të ketë ndalesa të rrymës sepse tash është edhe koha e dimrit dhe çdo gjë varet edhe nga rryma, më premtuan atë, që do të bëjmë çmos që jeta e qytetarit të Prishtinës të përmirësohet në çdo arën, në çdo pjesë,” ka shtuar Rama.

Për më tepër ai shton se do të kujdeset për të gjitha gjërat që ka premtuar dhe që i ka në programin e tij.:

“Ne i kemi prezantuar në programin tonë, pra hapësirat publike, trotuaret, kaosi urban me të cilin po merremi, shkollat çerdhet e gjëra të ndryshme të cilat veçse i kemi të publikuara në programin tonë”, përfundon Rama

Përparim Rama ka dalur fitues në zgjedhjet e 17 tetorit me 51.01% të votave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?