Qyteti në Rusi kërkon ta ndërrojë emrin në Putingrad, në mënyrë që të luftohet më mirë korrupsioni

Qyteti rus i Arkhangelskit duhet të riemërohet “Putingrad” sepse kjo do ta shpejtonte zhvillimin, dhe paratë do të shpenzoheshin si duhet nga frika e presidentit, ka thënë ish kryetari i qyetit, Alexander Donskoy. Duke folur për një gazetë lokale të quajtur 29ru, Donskoy hodhi idenë ndërsa njoftonte garën për një emblemë të re për ushtrinë, […]
Duke folur për një gazetë lokale të quajtur 29ru, Donskoy hodhi idenë ndërsa njoftonte garën për një emblemë të re për ushtrinë, duke theksuar që ndryshimi i emrit në Putingrad, do të ishte “i përdorshëm”.
“Mund ta them me besim që kjo do të na jepte një të shtyrë të fuqishme zhvillimore, sepse asnjë zyrtaar nuk do të bënte asgjë keq [korrupsion] në Arkhangelsk. Paratë do të shpenzoheshin si duhet,” u shpreh ai, përcjell Periskopi nga RT.
Sipas Donskoyit, asnjë asamblist i qytetit nuk do të votonte kundër kësaj ideje.
“Putingrad është emri perfekt. Askush s’do të guxonte të kundërshtonte,” shtoi ai.
Shumë qytete ruse janë emëruar pas ish liderëve dhe politikanëve të njohur, sidomos në epokën sovjetike. Shën Peterburgu njihej si Leningrad, pas liderit revolucionar Vladimir Lenin. Edhe pasuesi i tij, Joseph Stalin e kishte një qytet për nder të tij, Stalingrad, që ishte riemëruar në Volgograd më 1961. Një tjetër qytet i vogël e ka marrë emrin e Brezhnevit, pas politikanit të famshëm Leonid Brezhnev. /Periskopi












