Putini lë gojëhapur Rusinë: Kam punuar si taksist ilegal për pak para në vitet ’90

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për pishmanet e tij pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, duke zbuluar që ka punuar si taksist për të marrë pak më shumë para për shtëpinëe tij. Telashet ekonomike që e pasuan kolapsimin e Sovjetikëve detyruan shumë rusë të gjenin forma të reja për të fituar më shumë […]
Telashet ekonomike që e pasuan kolapsimin e Sovjetikëve detyruan shumë rusë të gjenin forma të reja për të fituar më shumë apra.
Putin përshkroi ndarjen e republikave sovjetike [ish] si kolapsimin e Rusisë historike, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Këto deklarata rrisin edhe më shumë spekulimet se ai ka për qëllim të pushtojë Ukrainën.
Rusia e ka mohuar një gjë të tillë, duke e akuzuar Ukrainën për provokim dhe se po kërkon të rris ekspansionin lindor të NATO-s.
Fjalët e Putinit vijnë në një film dokumentar të quajtur Rusia, Historia më e fundit, që u lansua të dielen.
“Ishte një dezintegrim i Rusisë historike nën emrin Bashkimi Sovjetik,” tha ai, duke shtuar që Perëndimi besonte që dezintegrimi i mëtejmë i Rusisë ishte vetëm çështje kohe.
“Nganjëherë më duhej të fitoja para shtesë. Po them, para shtesë prej veturës, si shofer pivat. Është e pakëndshme të flas për këtë gjë që të jem i sinqertë, por fatkeqësisht ky ishte fati im.”
Në atë kohë, taksistët ishin të rrallë në Rusi, dhe shumë individë privatë i vozisnin njerëzit tjerë. Disa madje do t’i grahnin edhe ambulancave si taksistë.
Putini dihet se ka punuar si agjent i shërbimit sekret sovjetik, KGB-së. /Periskopi












