Publikohen emailat: Djali i Bidenit donte takim me ish-presidentin serb, Boris Tadiq

Publikohen emailat: Djali i Bidenit donte takim me ish-presidentin serb, Boris Tadiq

I biri i presidentit Joe Biden, Hunter Biden, kishte planifikuar një takim për investime me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, dhe me “individë të pasur” dhe kishte planifikuar që të organizonte një udhëtim me veturë me atëherë nënpresidentin e ShBA-së, Joe Biden, kur ai kishte udhëtuar në Evropë për një vizitë zyrtare, sipas […]

Dërgesat, të publikuara nga “Fox News”, tregojnë se si Hunter ishte duke krijuar ndërlidhje me një agjent të huaj serb dhe me ambasadorin e atëhershëm serb në ShBA në prill të vitit 2010 për ta organizuar takimin e mundshëm për investime, shkruan New York Post, përcjell Gazeta Express.

Shkrimet elektronike tregojnë se Mark Doyle, që më parë kishte shërbyer si këshilltar i lartë për Joe Bidenin, atëherë senator, dhe si drejtor për financa kombëtare në kandidaturën e pasuksesshme të Bidenit për president më 2008, kishte vënë kontakte me Hunter-in më 16 prill 2010, për t’i thënë se ishte takuar me shefin e stafit të presidentit të atëhershëm serb dhe se ata kishin pyetur për shprehjen e interesit të Bidenit të ri për organizimin e një takimi.

Raportohet se Hunter ishte takuar me ambasadorin serb në Shtetet e Bashkuara, Vladimir Petroviq, dhe me këshilltarin e Tadiqit për siguri kombëtare, Jovan Ratkoviq, dy muaj më parë.

Doyle, i cili operonte si agjent i huaj serb në atë kohë përmes firmës së tij, “Prairie Avenue Advisors”, kishte vënë në pah se ambasadori duhet t’ia kishte transmetuar bisedat e Hunter-it te ekipi i presidentit serb.

“Mendoj se keni përmendur që keni folur me ta për t’ju vënë ju përballë individëve të pasur dhe ata janë të gatshëm për ta bërë këtë dhe që gjithashtu ju ta takoni Tadiqin”, kishte shkruar Doyle, duke shtuar se do të udhëtonte në Serbi në maj.

“Ndjesia ime nga (ambasadori) Vladimir është se ata janë shumë të gatshëm për të të ndihmuar me fondin tënd. Nëse keni interesim, thjesht mund ta thërrasësh Vladimirin drejtpërdrejt, nuk keni nevojë për mua në mes. Mendoj se do të ishte mirë për ty dhe për fondin që të shkosh.

Doyle tha se ambasadori donte që të organizonte një “ditë të plotë” me Tadiqin dhe me “investitorët e mundshëm”, të cilët i përshkruante si “njerëz shumë seriozë”, sipas shkresave elektronike.

Një shkresë elektronike e dërguar një javë më vonë nga partneri i Hunter-it në biznes, Eric Schwerin, vë në pah se i biri i Bidenit donte ta organizonte takimin menjëherë pas vizitës në Madrid me babanë e vet.

Më 29 prill të vitit 2010, Hunter i kishte dërguar një shkresë ambasadorit duke thënë se ka pasur një ndryshim në orarin e tij dhe se nuk ishte i sigurt nëse mund ta bëjë takimin në maj, duke shtuar se donte që të përpiqej për ta realizuar vizitën në muajt në vijim.

Nuk është e qartë nëse Hunter-i përfundimisht kishte udhëtuar për në Serbi dhe nëse ishte takuar me investitorët.

Sipas televizionit “Fox News”, Hunter kishte mbajtur kontakte me ambasadorin e atëhershëm serb, Vladimir Petroviq, pasi ky i fundit ishte larguar nga posti i ambasadorit dhe ishte bërë lobues në Uashington.

Hunter Biden nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së “New York Post”-it për koment rresh shkresave elektronike me ish-ambasadorin serb.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?