Pse Veselinoviqi me shokë u sanksionuan bash tash, sipas Dukagjin Goranit

Analisti Dukagjin Gorani thotë se është e rëndësishme të analizohet koha ose momenti kur ShBA-të sanksionuan emrat e grupeve kriminale në veri. Ai thotë se që prej shumë vitesh, ka qenë e ditur që Zvonko Veselinoviqi ka ‘qenë pjesë e një organizate kriminale’, por siç thotë ai ‘është e rëndësishme të analizohet koha se kur […]
Analisti Dukagjin Gorani thotë se është e rëndësishme të analizohet koha ose momenti kur ShBA-të sanksionuan emrat e grupeve kriminale në veri.
Ai thotë se që prej shumë vitesh, ka qenë e ditur që Zvonko Veselinoviqi ka ‘qenë pjesë e një organizate kriminale’, por siç thotë ai ‘është e rëndësishme të analizohet koha se kur administrate amerikane vendosi t’iu thotë këtyre njerëzve: ju jeni kriminelë’.
“Unë mendoj se pse qëtash. Për që Zvonko Veselinoviq ëshë pjesë e një organizate kriminale prej vitit 2005-2006, ajo dihet edhe së pari e dinë të huajt e mandej na. Ajo ka vazhdu asisoji deri në momentin e sotëm. Që do të thotë se në një moment të caktumë dikush ka me thanë: ti je kriminel. Ky moment i caktumë, për mu është i rëndësishëm sepse tajmingu, pra gjetja e momentit flet për shumëçka. Unë mendoj që po flet për përpjekjen e Uashingtonit, për me e kriju një klimë edhe një fushë-lojë në Ballkan ku proceset politike që konsiderohen nga ana e Uashingtonit që janë jetike, do të jenë të pamundura të pengohen. Unë mendoj që mozaiku që do të ndërtohet gjatë muajve të ardhshëm, do të flet për qëllimin dhe synimin që ka administrata amerikane lidhur me këtë, e ajo është ndërtimi i një realiteti të ri ose mundësimi i një realiteti të ri shoqnor e politik në rajon, ashtu që proceset të mos mund të pengohen”, ka thënë Gorani në emisionin e mbrëmshëm në Pressing./Periskopi/












