“Pse Kurti nuk e përmendi në statusin e tij Milan Radojçiqin”, flet Parim Olluri

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri e ka komentuar statusin e kryeministrit Kurti në lidhje me sanksionimin e SHBA-së ndaj krimeve të organizuara në veri të Kosovës. Kryeministri Kurti në statusin e tij nuk e kishte përmendur emrin e kriminelit Milan Radojçiq por vetëm të Zvanko Veselinovicit, të dy këta në Listën e Zezë të […]
Kryeministri Kurti në statusin e tij nuk e kishte përmendur emrin e kriminelit Milan Radojçiq por vetëm të Zvanko Veselinovicit, të dy këta në Listën e Zezë të SHBA-ve, shkruan Periskopi.
Sipas Ollurit kryeministri Kurti po shpërfaq jo seriozitet në luftimin e këtij grupi kriminal duke mos e përmendur emrin e kriminelit më të famshëm në Kosovë.
“Z. Kurti në statusin e tij e përmend vetëm emrin e Zvankos, që shpërfaq jo seriozitet në luftimin e këtij grupi kriminal. Radojcic është krimineli më i famshëm në Republikën e Kosovës. Ai është si me thënë ‘bosi i veriut’. Pse nuk përmendet ai në status, dyshimet e mia janë këto: Ai është edhe nënkryetar i një partie politike. Problemi i këtyre dyve është që këta nuk janë vetëm kriminelë ekonomikë, por janë edhe njerëz të përfshirë në krime politike. Pra, ambicia e tyre që me qenë edhe politikisht që me mbrojt vetën nga publikimi i një liste të zezë të mundshme sepse këta e kanë paraparë edhe më herët që ato krime, haraqe dikur ka me u marrë vesh. Do të shfaqen publikisht nuk do të mbetet në harresë. Dhe të dytë ia kanë mësy idesë që të kenë në ndikim politik”, tha Olluri.
Olluri ndër të tjera shtoi se, Milan Radojiçiq ka ndikim politik edhe më shumë se kryetarët e partive në Kosovë, dhe sipas tij kjo mund të jetë edhe një arsye tjetër pse Kurti nuk e përmend atë në status./Periskopi/












