Protesta e gastronomëve: Thonë se disa lokale po punojnë ‘në të zezën’ pa u ndëshkuar nga shteti

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit, kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën më 15 dhjetor. Ata konsiderojnë se Qeveria e Kosovës po i mban mbyllë klubet e natës e sallat e dasmave, pa asnjë mbështetje. Mirëpo sipas gastronomit, Kushtrim Hoxha, disa lokale po vazhdojnë të operojnë në kundërshtim me masat […]
Ata konsiderojnë se Qeveria e Kosovës po i mban mbyllë klubet e natës e sallat e dasmave, pa asnjë mbështetje.
Mirëpo sipas gastronomit, Kushtrim Hoxha, disa lokale po vazhdojnë të operojnë në kundërshtim me masat që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Hoxha ka ngritur dyshime se disa lokale punojnë pa orarë dhe në mënyrë ilegale, e që sipas tij, nuk po penalizohen nga ana e shtetit.
“…ndersa bizneset po qendrojne te mbyllura qe dy vite pervec atyre qe punojne ne te zeze pa orarë dhe sja paguajne asnje cent shtetit!”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton Periskopi.
“Asnje pacient ne spital sepse shumica jane te huaj qe kan dal pozitiv dhe prap se prap kan shku jasht Kosoves ne ndonje menyre tjeter pershkak qe ktu vec + – perdoret cdo dy jave pa asnje kontrolle dhe evidence tjeter ngjajshem si n’pazar, 60%++ e popullates eshte vaksinuar (pa ata jashte qe i kan marr ma heret) ndersa bizneset po qendrojne te mbyllura qe dy vite pervec atyre qe punojne ne te zeze pa orarë dhe sja paguajne asnje cent shtetit!”, thuhet në reagimin e plotë të Hoxhës.

Ndryshe, Shoqata e Gastronomëve nesër gjatë ditë do të protesojnë në kundërshtim të masave anti-Covid.
“Jemi tu duru që 19 muaj duke i mbajte mbyllë klubet e natës e sallat e dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restauranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj. Të mërkurën më 15 dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë”, ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës./Periskopi/












