Prizrenasi kërcënon me jetë familjen e vet, policia i gjen edhe armë pa leje

Prizrenasi kërcënon me jetë familjen e vet, policia i gjen edhe armë pa leje

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar gruan dhe familjen e tij me jetë. Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Ismail Qemajli” në Prizren, ka njoftuar policia. “Me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën “Ismail Qemaili”-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë […]

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar gruan dhe familjen e tij me jetë.

Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Ismail Qemajli” në Prizren, ka njoftuar policia.

“Me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën “Ismail Qemaili”-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se policia ka sekuestruar një pistoletë nga i dyshuari, një karikator dhe 7 fishekë.

“Hetuesit nga stacioni policor në Veri-Prizren, duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kryen kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se dyshimti përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale nga ana e njësisë së hetimeve u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë”, ka bërë të ditur policia e Prizrenit.

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penale për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshimti S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?