Prindërit e nxënësve të vrarë në Gllogjan flasin pas arrestimit të të dyshuarve

Prindërit e nxënësve të vrarë në Gllogjan flasin pas arrestimit të të dyshuarve

Babai i Genta Mustafajt dhe ai i Ledion Hamzajt, dy nxënësve që u vranë thonë se ndihen të lehtësuar pas arrestimit të tre personave në Gllogjan. Dera e shtëpisë mbetet e hapur. Pavarësisht dhimbjes që nuk është zbehur në zemrat e familjarëve të Genta Mustafajt nga Gllogjani, ajo ende po zbutet me vizitat e miqve. […]

Babai i Genta Mustafajt dhe ai i Ledion Hamzajt, dy nxënësve që u vranë thonë se ndihen të lehtësuar pas arrestimit të tre personave në Gllogjan.

Dera e shtëpisë mbetet e hapur.

Pavarësisht dhimbjes që nuk është zbehur në zemrat e familjarëve të Genta Mustafajt nga Gllogjani, ajo ende po zbutet me vizitat e miqve.

Por lehtësim më të madh të pikëllimit për humbjen e vajzës, babai i saj thotë se ka gjetur pas së shtunës.

Kjo pasi që tashmë janë tre persona të arrestuar si të dyshuar për këtë vrasje të rëndë.

Mustafaj pohon që deri të shtunën nuk kanë pasur më shumë informacione sa i përket zhvillimit të hetimeve.

Besim që institucionet e vendit do ta çojnë deri në fund zbardhjen e tragjedisë së Gllogjanit ka edhe babai i nxënësit tjetër që vdiq atë të premte.

Deri këtu, Hamzaj pohon se janë të kënaqur me punën e institucioneve.

Në të njëjtin fshat jeton edhe familja e të dyshuarve për këtë rast.

Shtëpia e tyre po monitorohet nga Policia e Kosovës, të cilët po qëndrojnë në oborrin e saj.

Të njëjtit i thanë televizionit se nuk duan të deklarohen për këtë çështje.

Familjarin e tyre e humbën edhe familja Gjokaj nga fshati Skivjan.

Gjatë së dielës ekipi i televizionit ka qëndruar edhe në familjen e shoferit që po ashtu u qëllua për vdekje në Gllogjan.

Tre të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Decanit janë dëgjuar para Gjykatës në Pejë pasditen e së dielës.

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M të cilët dyshohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Gjykata ka njoftuar se të pandehuve H.M, KM dhe M.M ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?