Presidentja Osmani pasi ‘Zgjoi’ hyri në listën e ngushtë për Oscar: Bravo! Me ju drejt majave!

Presidentja Vjosa Osmani i është gëzuar lajmit se filmi kosovar “Zgjoi” hyri në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars. Ajo këtë e ka cilësuar si sukses të jashtëzakonshëm. “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike […]
Ajo këtë e ka cilësuar si sukses të jashtëzakonshëm.
“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj”.
“Bravo! Me ju drejt majave!”, ka shkruar Osmani, pas u publikua lajmi për këtë ngjarje.
Filmi me regji të Blerta Bashollit tanimë ka fituar çmime ndërkombëtare.












