Presidenca tregon temat për të cilat do të flasë sot Osmani në “Samitin për Demokraci”

Presidenca tregon temat për të cilat do të flasë sot Osmani në “Samitin për Demokraci”

Presidenca e Kosovës ka njoftuar për “Samitin për Demokraci” të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden. Samiti do të fillojë sot, ndërkaq më shumë se 100 shtete do të kenë mundësinë të takohen virtualisht. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet […]

Samiti do të fillojë sot, ndërkaq më shumë se 100 shtete do të kenë mundësinë të takohen virtualisht.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet virtuelisht më 9-10 nëntor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, një ndër temat për të cilat do të flasë Osmani është fusha e sundimit të Ligjit në Kosovë.

“Hapja e Samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ndërkaq Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve”, bën të ditur Presidenca.

Fjalimi i Osmanit do të fillojë në orën 16:00.

“Ftesa për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci i është dërguar Presidentes Osmani nga presidenti Biden më 9 nëntor. Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtuelisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Fjalimi i Presidentes Osmani mund të ndiqet sot prej orës 16:00 (sipas kohës lokale të Kosovës) në linkun zyrtar të Samitit në: https://www.state.gov/official-intervention-schedule-the-summit-for-democracy/”, thuhet në njoftim.

Çka është Samiti për Demokracinë që organizohet nga Presidenti Joe Biden

Administrata Biden – Harris përmes këtij samiti ka për qëllim që të dëshmojë se demokracia mund të funksionojë në shoqëri dhe të përmirësojë jetët e njerëzve, dhe, njëkohësisht, për të ju kundërvënë lëvizjeve autoritare nëpër shtete të ndryshme të botës.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare të dhënat për Samitin për Demokracinë, përfshirë sfidat e demokracive dhe hapat e ardhshëm pas samitit.

Aty thuhet se samiti poashtu ka për qëllim që të shfaq kundërshtitë ndaj liderëve autoritarë të cilët po e minojnë demokracinë – duke shënjestruar gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ndërhyrjen në zgjedhje duke pretenduar se modeli i tyre është autoritar është më i mirë për njerëzit.

Më 9-10 dhjetor 2021, Presidenti Biden do të organizoj të parin nga dy Samitet për Demokracinë, i cili do të bashkojë liderët nga qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat për të përcaktuar një axhendë afirmative për rinovimin demokratik dhe për të trajtuar kërcënimet më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot përmes veprimit kolektiv.

“Për SHBA-në, samiti do të ofrojë një mundësi për të dëgjuar, mësuar dhe angazhuar me një gamë të ndryshme akterësh, mbështetja dhe angazhimi i të cilëve është kritik për rinovimin demokratik global. Ai gjithashtu do të shfaqë një nga pikat e forta unike të demokracisë: aftësinë për të pranuar dobësitë dhe papërsosmëritë e saj dhe për t’u përballur me to hapur dhe transparente, në mënyrë që ne, siç e thotë Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, “të formojmë një bashkim më të përsosur”, thuhet në njoftimin kryesor për samitin të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?