Policia konfiskon mbi 45 kg drogë, arrestohen 6 persona

Policia konfiskon mbi 45 kg drogë, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksion të madh me tre operacione në vende të ndryshme ka arritur të konfiskojë 45 kilogramë rrogë dhe të arrestojë 6 persona. Aksion ka përfshirë tri rajone të vendit, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Kjo është komunikata e plotë: Operacioni i parë është realizuar, sot më […]

Aksion ka përfshirë tri rajone të vendit, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

Kjo është komunikata e plotë:

Operacioni i parë është realizuar, sot më 13.12.2021, rreth orës 15:00, pas pranimit të informatave të rëndësishme në rrugë operative se në teren është duke u kryer një transport i një sasie të dyshuar të substancës narkotike (drogë),  njësitet e antidrogës në rajonin e Prishtinës me shpejtësi dhe profesionalizëm kanë zhvilluar një plan taktik me ç ‘rast në orët e pasdites në Magjistralen Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Hajvali në asistencë edhe të njësive për reagim të shpejtë të Policisë në Prishtinë (NJRSH), është arrit të ndalohet një automjet i tipit Golf 7, me targa vendore.

Gjatë operacionit të kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur tri (3) çanta me gjithsej nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike.

Pas verifikimit dhe matjeve nga policia ka rezultuar se substanca ishte e llojit marihuanë dhe peshonte njëzet e gjashtë mijë  e treqind gram (26300 gr. apo 26.3 kilogram).

Droga është sekuestruar dhe bashkë me të si prova materiale janë konfiskuar automjeti dhe dy celular.

Në koordinim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar është derguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore

Operacioni i dytë, po ashtu sot është realizuar në koordinim me stacionin policor në Klinë, rajoni i Pejës, ku gjatë verifikim dhe kontrollit të dy personave, në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Gjatë kontrollit më në detaje, drogë e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë fshehur edhe nën plastikën e ventilimit mbi motor të automjetit ne peshë prej mbi 500 gram. Në këtë rast si dëshmi janë konfiskuar edhe një thikë, dy pako rizlla dhe para të gatshme, përdërisa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë derguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Operacioni i tretë, i anti drogës së Policisë së Kosovës i koduar me emrin “ Trekëndëshi”  sot  ka vënë nën pranga tre (3) persona të dyshuar (dy shtetas kosovar dhe një shtetas shqiptar) dhe është realizuar në mbështetje të njësitit policor për reagim të shpejtë (NJRSH) në Gjilan dhe njësive tjera.

Ky operacion i suksesshëm policor ka rezultuar me konfiskimin e rreth nëntëmbëdhjetë (19) kilogramëve substancë të dyshuar narkotike, e cila është gjetur në automjetin e njërit nga të dyshuarit.

Si dëshmi janë sekuestruar, droga rreth (19 kg), dy automjete dhe para kesh 958 euro dhe 2700 lekë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin dhe gjykatën themelore në Gjilan, përderisa tre të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit policor.

Policia e Kosovës po ndermerr veprime konkretet në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti masa aktive ligjore po ndermerren ndaj të gjithë atyre personave të cilët janë të përfshirë në trafikim, shitje  dhe abuzim me substanca narkotike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?