Policia tregon krejt çka u sekuestrua sot në Karaçevë, u gjetën edhe armë e fishekë

Policia tregon krejt çka u sekuestrua sot në Karaçevë, u gjetën edhe armë e fishekë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me  Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot kanë ekzekutuar urdhërkontroll në fshatin Karaçevë, komuna e Dardanës, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm dhe aktivitete tjera. Në këtë rast janë arrestuar dy persona të cilët janë intervistuar në prezencë […]

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me  Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot kanë ekzekutuar urdhërkontroll në fshatin Karaçevë, komuna e Dardanës, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm dhe aktivitete tjera.

Në këtë rast janë arrestuar dy persona të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit  të dyshuarit janë ndaluar për 48  orë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrollu shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku jetojnë të dyshuarit si dhe objektet tjera ku janë zhvilluar veprimtaritë e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

“Nëntëdhjetëegjashtë (96) aparate të  lojërave të  fatit, katër (4) shtëpiza  kompjuterike, tre (3) llaptop , tre (3) monitor, dy (2) TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një (1)  pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë , një (1) gjenerator  si dhe  469,15 euro (të gjeturat  në aparatet e lojërave të fatit).

Të  gjitha aparatet (96 copë) dhe një (1)  gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, njofton policia.

Në  vendngjarje në fshatin Karaqevë, Inspeksioni Komunal  i Komunës së Dardanës ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve  të cilat janë ndërtuar  pa leje  në të cilat kanë qenë  duke u ushtruar  veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt  tjetër, është   mbyllur  dhe  shirituar   nga Inspeksioni  Komunal, Dardanë, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë  rast  hetimet  janë në  vazhdim e sipër dhe  në  kërkim  të personave  tjerë  si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

“Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, përfshirë edhe kërkimin e disa përsonave të tjerë  si të dyshuar të mundshëm”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?