Policia sërish në ‘çerdhen’ e kazinove: Në Karaçevë ka të arrestuar

Arrestohen disa persona në aksionin policor kundër kazinove që zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Gjatë këtij aksioni që po zhvillohet që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë konfiskuar edhe aparate të lojërave të fatit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Gjilanit, Ismet […]

Arrestohen disa persona në aksionin policor kundër kazinove që zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Gjatë këtij aksioni që po zhvillohet që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë konfiskuar edhe aparate të lojërave të fatit.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në aksionin që po zhvillohet në Karaçevë ka të arrestuar. Po ashtu ka mjete të konfiskuar, aparate të lojërave të fatit. Aksioni ka filluar të orët e hershme të mëngjesit”, tha Hashani.

Për aksionin e sotëm ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka bërë të ditur për KosovaPress se ky aksion është duke u bërë edhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, tregoi Kelani.

(Fotografia e lajmit: Ilustrim )

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?