Policia kërkon ndihmë: Nëse e shihni këtë person, na lajmëroni

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Egzon Sheqirin nga Prishtina. Policia njofton se 24-vjeçari po kërkohet për veprën penale “grabitje në tentativë”. I dyshuari kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren. Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij ta lajmërojë Policinë e Kosovës.













