Pjesa veriore shpenzon gjashtë përqind të rrymës në Kosovë – gjakovarët më kursimtarët

Pjesa veriore shpenzon gjashtë përqind të rrymës në Kosovë – gjakovarët më kursimtarët

Mbetet zona më problematike sa i përket energjisë elektrike. Pjesa veriore e Kosovës ende shpenzon rrymë për të cilën banorët nuk paguajnë, por që i ka kushtuar mbi 10 milionë euro KOSTT-it, vetëm dy muajt e fundit. Gjithë këto fatura të papaguara përbëjnë rreth 6% të totalit që harxhohet në krejt vendin. Kjo i bie […]

Pjesa veriore e Kosovës ende shpenzon rrymë për të cilën banorët nuk paguajnë, por që i ka kushtuar mbi 10 milionë euro KOSTT-it, vetëm dy muajt e fundit.

Gjithë këto fatura të papaguara përbëjnë rreth 6% të totalit që harxhohet në krejt vendin.

Kjo i bie vetëm 2% më pak se Gjilani me rajon.

Nga janari në tetor, përfshirë dhe Mitrovicën Jugore me rajon, në këtë pjesë të vendit janë shpenzuar afër 733 mijë megavatë rrymë. Dhe kjo ende pa filluar dimri, kur kërkesat rriten.

Shpenzuesi më i madh mbetet distrikti i Prishtinës me mbi 1 milionë e gjysmë megavatë, apo rreth 30% të totalit.

Përdorimi i rrymës rritet me të madhe kur afrohemi kah dimri. Pas rajonit kryeqytetas vijnë ato të  Ferizajt e Prizrenit që muajin e kaluar e ka shpenzuar 14%, respektivisht 13% të energjisë që vjen nga KEDS-i.

Gjakovarët po dalin se janë më kursimtarët në këtë fushë, bashkë me gjilanasit, distriktet e të cilave kanë përdorur nga 9% të rrymës.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se konsumimi ka dalë edhe jashtë parashikimeve, sidomos gjatë dimrit kur qytetarët nxehen me pajisje elektrike.

Fatura totale e të gjitha distrikteve brenda një muaji, gjatë stinës së ftohtë, është mbi 30 milionë euro.

Ato mund të rriten për rreth 40% nga prilli i vitit të ardhshëm, pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë ta rishqyrtojë çmimin e rrymës për shkak të krizës energjetike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?