Përparim Rama: Koha t’i përvishemi punëve

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook i është drejtuar opinionit. Ai ka ndarë përshtypjet për ditën e betimit të tij si kryetar i Prishtinës, që ishte pardje më 7 dhjetor, dhe ka shprehur vullnetin që të bëj ndryshimet radikale të premtuara në Prishtinë. […]
Ai ka ndarë përshtypjet për ditën e betimit të tij si kryetar i Prishtinës, që ishte pardje më 7 dhjetor, dhe ka shprehur vullnetin që të bëj ndryshimet radikale të premtuara në Prishtinë.
“Tash është koha t’u përvishemi punëve!” – është mesazhi kryesor i këtij postimi, përcjell Periskopi.
Rama ka falenderuar të gjithë për urimet të cilat ia kanë bërë këtyre ditëve.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e Prishtinës ishte ditë e veçantë për mua dhe për të gjithë banorët e Prishtinës.
Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i imi dhe i ekipit tim.
Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime.
Tash është koha t’u përvishemi punëve!
Ju falemnderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë.
Na priftë e mbara!












