Përfitimet financiare të vëllait të Fitore Pacollit me shokë nga linçimet ndaj gazetarëve

Grupi famëkeq “Me Kryeministrin” që e ka cenuar vazhdimisht demokracinë, tash e mbi një vit, nuk ka qenë pa dobi financiare për themeluesit e saj. Ai së fundi është mbyllur për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit, por ka hapur një tjetër grup ku po provon ta bëj të njëjtën gjë. Ky grup në […]
Ky grup në të cilin postojnë militantë dhe deputetë të Vetëvendosjes, në versionin e mëparshëm paraqiste shumë postime nga disa portale të çuditshme që mbronin kryeministrin Albin Kurti dhe qeverisjen e tij.
Përveç mbrojtjes së kryeministrit Kurti dhe linçimeve e sharjeve nga më të zezat për kritikët e tij, grupi i vogël prej 3-4 anëtarësh brenda grupit me mbi 350 mijë anëtarë, ka korrur edhe përfitime financiare.

“Kosovo Insight” ishte një ndër këto faqe, por e cila nuk është regjistruar si biznes dhe nuk ka lajmëruar fitimet.
Postimet e fundit të kësaj faqeje, ndoshta të mbyllur për shkak të raportimeve me shkelje të rënda, datojnë para një muaji.
Por, megjithatë ka diçka ligjore nga përfitimet e themeluesve të këtij grupi që përbëhet nga militantë si Veron Hasani e vëllai i Fitore Pacollit, Fitimi.

Shumë e shumë postime të ndara në grupin e mëhershëm, e të cilat aprovoheshin paraprakisht prej administratorëve, ishin nga faqja Observer.
Ajo është hapur si biznes dhe funksionon si biznes nga 12 maji i vitit 2021, gati një vit pas themelimit të grupit në fjalë.
Kapitali i saj është 2 mijë euro, derisa drejtor menaxhues është pikërisht Veron Hasani.

Pjesë e aksionarëve të kësaj gazete është edhe Ftim Pacolli, vëllai i Fitores, por edhe Agon Haxha.
Marrë parasysh që grupi ka pasur 350 mijë anëtarë, fitimet për Fitimin me shokë besohet të kenë qenë marramendëse. /Periskopi












