Peach vjen për herë të parë në rajon: Britania dëshiron një Ballkan Perëndimor të sigurt

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar Sarajevën pas marrjes së këtij posti nga kryeministri Boris Johnson. Ai iu drejtua qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës përmes një videoje, duke thënë se kryeministri e caktoi në këtë detyrë për të mbështetur Bosnjën dhe rajonin. “Qeveria britanike dëshiron një Ballkan Perëndimor […]
Ai iu drejtua qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës përmes një videoje, duke thënë se kryeministri e caktoi në këtë detyrë për të mbështetur Bosnjën dhe rajonin.
“Qeveria britanike dëshiron një Ballkan Perëndimor të sigurt me institucione të forta demokratike dhe një sundim të fortë të ligjit. Sot jam në Sarajevë si pjesë e vizitës sime të parë si i dërguar special në BeH. Më vjen mirë që jam sërish këtu”.
Si oficer i rangut të lartë të NATO-s që shërbeu për një kohë të gjatë, Peach tha se do të kombinojë përvojën personale me përvojat më të mira të diplomacisë britanike, të sigurisë dhe marrëdhënieve tregtare për të kryer detyrën e tij.
“Për të mbështetur zgjidhjet politike dhe për të promovuar integrimin euroatlantik”.
Gjatë vizitës së tij në Bosnje e Hercegovinë, ai do të takohet me politikanë të rangut të lartë, agjencitë e zbatimit të ligjit, parlamentarë e të tjerë.












