Pacolli: Veselinoviqin e kam parë në Budva me deputetë të tjerë të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga anëtarët e grupit të Zvonko Veselinoviqit, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje kanë vënë sanksione, duke i bërë përgjegjës për trafikim të mallrave, të parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. Pacolli në RTV 21 ka […]

Pacolli në RTV 21 ka treguar se Zvonko Veselinoviqin e ka parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës, rreth dy vjet më parë.

“Dy vite më parë gjatë pushimeve në bregdetin e Adriatikut në Budva, mua më është ofruar një njeri, që shumë më vonë e kam kuptuar se ishte Zvonko Veselinoviq. Ai atje ishte i shoqëruar me deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Unë vetëm i kam përshëndetur dhe aq. Unë nuk e njoh Veselinoviqin, as nuk e kam parë më vonë. As sot nuk e di cili prej tyre ishte Veselinoviqi”, deklaroi Pacolli.

“Thjeshta na ka rastisur që gjatë ankorimit të anijeve të takohemi. Ata vetëm se ishin aty kur unë shkova. E kemi njohur kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe jemi përshëndetur. Aty ishin edhe tre deputet të Kuvendit të Kosovës”.

Tutje, kreu i AKR-së ka theksuar se sanksionet ndaj Veselinoviçit  dhe grupit të tij janë një veprim i drejtë nga ana e SHBA-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?