Osmani në takim me Pendarovskin për rastin e Kumanovës: Do të presim që të zbardhen rrethanat

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, porse është Bashkimi Evropian që ende nuk ka përmbushur premtimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohë që ka thënë se Kosova e mbështetë Maqedoninë e Veriut për të hapur një hetim ndërkombëtar në lidhje me rastin e […]
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, porse është Bashkimi Evropian që ende nuk ka përmbushur premtimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohë që ka thënë se Kosova e mbështetë Maqedoninë e Veriut për të hapur një hetim ndërkombëtar në lidhje me rastin e grupit Kumonova.
Osmani pas takimit qe ka zhvilluar me homologun e saj, Stevo Pendarovski tha se integrimi evropian mbetet prioritet i Kosovës.
“Ekziston vullneti i madh i Kosovës që ta rrisim koordinim institucional që të thellohen raportet tona dypalëshe. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë interesa të njëjta strategjike. Maqedonia është pjesë e NATO-s, aty ku ne synojmë të jemi. Procesi i integrimit evropian mbetet prioritet mbi prioritet dhe është proces qe na bashkon. Përkundër faktit qe Kosova ka plotësuar kriteret për viza, BE ende nuk e përmbushur premtimin për lëvizje të lirë për qytetarët tonë”, ka thënë Osmani.
Lidhur me rastin e grupit Kumanova, transferimin e të akuzuarve në Kosovë, Osmani tha se duhet të presin që procesi të përfundojë në plotni dhe të zbardhen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Për momentin rasti ndodhet në Gjykatën Supreme pasi të ezaurohen të gjitha mejtet juridike. E kemi parë që është vetë Zaev që ka thënë se mund të këtë hetim ndërkombëtar, në ketë drejtim Kosova do ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe ekziston bashkëpunim sepse kërkohet vetëm koordinim institucional, cka do qe them është deklarim politik”, tha ajo.
Sa i përket iniciativës rajonale, Open Ballkan Osmani tha se kjo inviate muk është ndërtuar me parimet themelore të barazisë dhe se Serbia buk e njeh Kosovën. Siç tha ajo, përderisa Serbia nuk e gatshme të njoh Kosovën, synon ta shfrytëzojë për ekspansione hegjemoniste.
Presidentja Vjosa Osmani foli edhe për vizitën e homologut të saj maqedonas në Kosovë, për çka tha se vizita jo vetëm që hap kapituj të ri të bashkëpunimit, por rikonfirmon bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.












