Opozitari rus dënohet me 18 vjet burgim për protestat kundër Lukashenkos

Lideri opozitar rus që kishte marshuar në protestat masive kundër liderit të kontestuar Aleksandër Lukashenko është dënuar me 18 vjet burgim. Sergei Tikhanovsky u dënua për organizimin e trazirave mes tjera akuzave pas një gjykimi që u cilësua si mashtrues. Ai planifikonte të sfidonte z. Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por u burgos […]
Sergei Tikhanovsky u dënua për organizimin e trazirave mes tjera akuzave pas një gjykimi që u cilësua si mashtrues.
Ai planifikonte të sfidonte z. Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por u burgos para se të mbaheshin votimet, raporton BBC, përkthen në shqip Periskopi.
Gruaja e tij, Svetlana Tikhanovskaya, u kandidua përballë Lukashenkos, në zgjedhje që u panë si të diskredituara.
Ajo më pas kishte pretenduar të kishte fituar vet në gushtin e vitit të kaluar, por duke i frikësuar për sigurinë e saj, u detyrua të ikte në ekzil bashkë me fëmijën e saj të nesërmen.












