“Nuk ka qenë në listën e zezë atëherë”, arsyetimi i Liburn Aliut pasi i dha 600 mijë euro tender Radojçiqit

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, i pati dhënë tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O. Aliu është arsyetuar se kompania në fjalë nuk ka qenë në listën e zezë të kompanive të papërgjegjshme dhe se ka marrë edhe më […]
Aliu është arsyetuar se kompania në fjalë nuk ka qenë në listën e zezë të kompanive të papërgjegjshme dhe se ka marrë edhe më herët tenderë.
“Sa i përket kontratës në fjalë bëhet fjalë për një kompani që nuk ka qenë në listën e zezë, të kompanive të papërgjegjshme, pra Kosova ka listën e kompanive të papërgjegjshme e cila kompani nuk ka qenë asnjëherë në listën e zezë, ka marrë edhe më herët tender kryesisht nëpër komuna dhe në ministrinë ku unë sot e drejtoj. Kjo kompani kësaj radhe e ka marr këtë tender në konzorciumme kompaninë tjetër, pra është kontraktori i dytë dhe pas daljes së këtij lajmi jemi duke u merr më këtë çështjen dhe futjen e kësaj kompanie në listën e zezë dhe kontratën ekzistuese”, tha ai.












