Një muaj paraburgim për azilantin që dyshohet se i vodhi telefonin një gruaje

Një muaj paraburgim për azilantin që dyshohet se i vodhi telefonin një gruaje

I dyshuari Amin Hamrawi për vjedhje dhe shpërdorim të pasurisë së huaj do të qëndrojë në paraburgim për një muaj. Kjo masë është vendosur të mërkurën pas seancës dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila kishte kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të […]

Kjo masë është vendosur të mërkurën pas seancës dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila kishte kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Hamrawi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Avdirrhman Gashi ka thënë se të dyshuarit Hamrawi, masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së ndalimit 6 dhjetor 2021.

I pandehuri Amin Hamarawi dyshoht se me datë 6 dhjetor 2021, rreth orës 12:20, deri sa e dëmtuara Lumnije Thaqi ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan, i pandehuri duke vepruar në bashkëkryerje me personin tjetër tani të dëmtuarin N.N dhe me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme, vetit t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshë, nga çanta e dorës, ia ka marrë të dëmtuarës telefonin e tipit ‘iphone 8’ ngjyrë të kuqe.

Sipas kërkesës për paraburgim, gjatë kontrollës së të pandehurit tek Qendra e Azilit në fshatin Magure në Lipjan, i ishte gjetur në posedim telefoni i lartëcekur, me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm  material.

Me këtë i pandehuri Amin, në bashkëkryerje me personin NN, ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj kërkese,  me datë të njëjt në orën 16-17, i pandehuri Amin në rrugën “Lidhja e Prizerenit” në Lipjan, e gjen dhe vie në posedim të rastësishëm të telefonit të tipit 8+,ngjyrë të kuqe, pronë e të dëmtuarës Erijona Krasniqi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete.

Tutje, sipas dispozitivit të dytë, në atë mënyrë që pasi e dëmtuara ishte duke ecur nga restoranti “Rozafa” e deri tek stacioni i autobusëve në Lipjan, kishte vërejtur se telefonni, i kishte rënë nga xhepi dhe nuk e kishte me vete, andaj gjatë kontrollës së të pandehurit tek Qendra e lartëcekur në fshatin Magure në Lipjan, i është gjetur në posedim të njëjtit.

Për këtë i akuzuari Amin po akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj nga neni 318 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?