Një medium pretendon se Qeveria i ka gjetur një vend pune Arben Vitisë

Një medium pretendon se Qeveria i ka gjetur një vend pune Arben Vitisë

Valbon Krasniqi jozyrtarisht mësohet se i ka ditët e numëruara si drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së). Atë pritet të shkarkojë nga ky post, bordi i këtij institucioni, i përbërë nga 7 anëtarë. Në vend të tij pritet të emërohet, Arben Vitia. Ky i fundit ishte Ministër i Shëndetësisë. E la postin […]

Atë pritet të shkarkojë nga ky post, bordi i këtij institucioni, i përbërë nga 7 anëtarë. Në vend të tij pritet të emërohet, Arben Vitia.

Ky i fundit ishte Ministër i Shëndetësisë. E la postin për t`i hyrë garës për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së.  Dështoi. U mposht nga Përparim Rama i LDK-së në balotazh. Aktualisht Vitia nuk ka ndonjë funksion të lartë publik, përpos të asamblistit në Komunë të Prishtinës.

“Front Online” ka kontaktuar me njërin nga anëtarët e bordit të SHSKUK-së për ta pyetur lidhur me këtë ndryshim.

Megjithatë, doktori Xhevat Jakupi ka mohuar gjithçka.

“Nuk e di ku e keni marrë këtë informacion. Deri tash nuk është diskutu largimi i Valbon Krasniqit”, u shpreh Jakupi, anëtar i bordit.

Portali ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori aktual i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Përndryshe, Krasniqi është infektolog me profesion dhe në krye të SHSKUK-së ka ardhur vitin e kaluar, kur Qeverinë e ka udhëhequr Avdullah Hoti i LDK-së.

SHSKUK është institucion shëndetësor, i cili përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik.

Ai menaxhon me këto institucione vendore, si vijon:

1. Qendren Klinike Universitare të Kosovës,
2. Qendren Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës,
3. Qendren Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë,
4. Qendren Kombëtare të Mjekësisë Sportive,
5. Qendren Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut,
6. Qendren Kombëtare të Telemjekësisë,
7. Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë,
8. Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan,
9. Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,
10. Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë,
11. Spitalin e Përgjithshëm në Prizren,
12. Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj,
13. Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri,
14. Qendrat e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në Bashkësi,
15. Qendren për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrik në Shtime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?