Në kërkim të të mbijetuarve, rritet numri i të vdekurve nga stuhia në SHBA

Në kërkim të të mbijetuarve, rritet numri i të vdekurve nga stuhia në SHBA

Pasi një tornado e fuqishme preku pjesë të ndryshme të SHBA-së, raportohet për më shumë se 80 të vdekur. Ndërkohë janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuarit në pjesë të gjashtë shteteve amerikane, të prekura nga stuhia. Në lidhje me këtë katastrofë natyrore, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kentaki, shtetin më […]

Pasi një tornado e fuqishme preku pjesë të ndryshme të SHBA-së, raportohet për më shumë se 80 të vdekur.

Ndërkohë janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuarit në pjesë të gjashtë shteteve amerikane, të prekura nga stuhia.

Në lidhje me këtë katastrofë natyrore, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kentaki, shtetin më së rëndi të prekur nga stuhia.

Biden tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar pjesët qendrore të shtetit në ballafaqim me pasojat e stuhisë.

Presidenti amerikan njëkohësisht nënshkroi edhe deklaratën federale për situata të jashtëzakonshme, duke mundësuar kështu ndihmë financiare për Kentakin, derisa shtoi se ky tornado ishte ndër më të fuqishmit në historinë e gjithë SHBA-së.

Mjete financiare për raste urgjente do të jenë të qasshme edhe për shtetet tjera të prekura si Misuri, Arkansas, Illinois, Tenesi dhe Misisipi, në rast nevoje.

“Bashkë do ta tejkalojmë këtë”, deklaroi Biden.

Më shumë se 70 persona kanë vdekur më 11 dhjetor vetëm në Kentaki, përfshirë dhjetëra të tjerë të cilët vdiqën në një fabrikë qirinjsh, por, pritet që numri i viktimave të shkojë në mbi, 100.

Ekipet e Ndihmës së shpejtë pa pushim janë duke kërkuar nëpër rrënoja për të mbijetuarit në qytetin Mejfilld, i cili u prek më së shumti nga tornado.

Më shumë se 40 persona u shpëtuan derisa nga rreth 110 sa ndodheshin në fabrikë, ndonëse guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se nuk do të habitej nëse askush më nuk shpëton nga aty.

Në qytetin Mejfilld, ndërkaq është shkatërruar edhe stacioni i policisë dhe u dëmtuan pajisjet e zjarrfikësve. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë mbetur pa rrymë dhe ujë./REL/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?