Ndodh edhe kjo: Mehmet Kraja është rizgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave

Gazetari dhe publicisti Mehmet Krasja është rizgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kjo rizgjedhje ka ndodhur në një mbledhje të mbajtur sot. Nënkryetare është zgjedhur znj. Justina Pula, përcjell Periskopi. Kuvendi i Akademisë po ashtu ka miratuar edhe zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë […]
Kjo rizgjedhje ka ndodhur në një mbledhje të mbajtur sot.
Nënkryetare është zgjedhur znj. Justina Pula, përcjell Periskopi.
Kuvendi i Akademisë po ashtu ka miratuar edhe zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës. Ndërkaq akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.












