Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) me paga deri në 3500 euro pa asnjë punë

Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) me paga deri në 3500 euro pa asnjë punë

Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) po vazhdon të funksionojë dhe nuk është duke e kryer as punën për të cilin është themeluar. Ndërkohë, për shpenzimet e kësaj ndërmarrje janë paraparë mbi 700 mijë euro nga buxheti i Kosovës. Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC), është themeluar si shoqëri aksionare në vitin 2018 […]

Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC), është themeluar si shoqëri aksionare në vitin 2018 nga Qeveria e atëhershme, me qëllim të marrjes së të gjithë energjisë elektrike të prodhuar nga Termocentrali “Kosova e Re”, si ndërmjetësuese mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, kompani kjo që ishte angazhuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, raporton Periskopi.

NKEC “gjakderdhja financiare” që nuk e ndali as Qeveria Kurti

Pas shkëputjes së marrëveshjes mes Qeverisë së Kurti dhe Contour Golbal, stafi i NKEC vazhdon të paguhet, pa punuar.

Stafi i NKEC përbehet nga, Bordi i Drejtorëve – 5 anëtarë, Drejtori Ekzekutiv, UD i Drejtorit të Shërbimeve Korporatave, si dhe Zyrtari për Financa dhe Kontabilitet.

Sipas Raportit të Auditimit nga ZKA për Ndërmarrjen e Re Energjetike për vitin financiar 2019, kjo Ndërmarrje Publike vetëm për paga kishte shpenzuar 88,725.00, për Bordin e Kryeshefit ekzekutiv dhe dy të punësuar.

Auditori qysh në vitin 2019 kishte rekomanduar se në rast se hiqet dorë nga projekti i ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, Bordi i Drejtorëve në bashkëpunim me Qeverinë duhet të kenë vizion të qartë se di do të jetë e ardhmja e ndërmarrjes.

Dy vite nga ky rekomandim, NKEC vazhdon të funksionojë pa asnjë mandat. Për më tepër sipas planit buxhetor për vitin 2021, NKEC kishte planifikuar shpenzime prej 702,954.00 euro, prej të cilave, 452,970.00 euro për stafin që kishte planifikuar të angazhojë, ndonëse me tërheqjen e Contour Global nga projekti, ekzistenca e kësaj kompanie është bërë i panevojshëm.

Ndërkohë, Kryshefi ekzekutiv i NKEC, Fadil Ismajli ka një pagë mujore në vlerë prej 3,500 eurove, që i ka deklaruar të hyra vjetore në Agjencinë Kundër Korrupsionit në këtë ndërmarrje në vlerë prej 42 mijë eurove. Anëtarët e Bordit kanë deklaruar paga të ndryshe, disa nga ta rreth 500, 600 dhe 800 euro.

Ndërkohë, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se do ‘të ndalin gjakderdhjen financiare’ në ndërmarrjet publike, mirëpo si duket kjo nuk vlen edhe për NKEC e cila funksionon pa pas asnjë punë, shkruan Periskopi.

Kujtojmë që, Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 pati arritur marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat.

Por, kompania amerikane Contour Global, e cila ishte përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e termocentralit, më 17 mars të 2020 ka njoftuar se është tërhequr nga plani për ndërtimin e termocentralit dhe pati paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për shkëputje të kontratës./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?